back to top
-0.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPasuria e dyshimtë i “ha kokën”, gjyqtarit të Apelit, Durrës

Pasuria e dyshimtë i “ha kokën”, gjyqtarit të Apelit, Durrës

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 73/2021, datë 24.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 451, datë 23.09.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 451, datë 23.09.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj.

Dushaj u shkarkua nga KPK 3 vite më parë

Gjatë seancës dëgjimore me 21 shtator 2021, Dushaj u përball në KPK me barrë prove mbi kontratat për shit-blerjen e dy apartamenteve, si dhe u gjet me një bilanc negativ prej 11 milionë lekësh. Dushaj mohoi problemet dhe kërkoi hetim në dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Në seancën dëgjimore u ngritën dyshime edhe për gjendjen e subjektit në kushtet e konfliktit të interesit në përdorimin e një makine në pronësi të një personi të dënuar për vrasje. Nga sa u relatua, kishte rezultuar se Dushaj kishte gjykuar pesë vite para marrjes së makinës një kërkesë të pronarit të saj me objekt rivendosje në afat.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Dushaj u krye nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Olsi Komicin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat