Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh në tubimin në ‘ Rrugën e Shpresës’ se pasuritë publike, Edi Rama i ndan me qeveritarët, trafikantët, familjarët dhe se kjo qeveri po ndërton shkolla, kopshte me çmime 6-10 herë më të larta se në Europë.
‘Ky është vetëm armik, armik i pangopur me mundin, djersën, pasurinë dhe gjakun e shqiptarëve. Mjafton që ai të pasurohet”, tha Berisha.
Deklarata e Berishës
Të dashur miq!
Sot në frymën e paraardhësit të tij, i cili nga 1944 deri në ditën që vdiq, trillonte e mashtronte për periudhën e qeverisjes së Mbretit Zog, gënjente e trillonte çdo gjë.
Të njëjtën gjë bën sot pasardhësi i Enver Hoxhës, me periudhën e vitit 2005-2013. Por harron se në atë periudhë, pikërisht nga Selanik, Athina, Kreta, Peloponezi erdhën në Shqipër, jo 10 apo 20 mijë, por erdhën 180 mijë emigrantë shqiptarë.
Ata erdhën në Shqipëri jo se nuk kishin ku të shkonin në ndonjë vend tjetër, nga Australia në Kanada, apo në BE, por erdhën në dheun e tyre, sepse Shqipëria vërtetë u krijoi atyre lehtësira, u dha një periudhë 5-vjeçare pa taksa për investime dhe për të rindërtuar jetën e tyre nga e para në vendin e vet.
Kurse sot, shqiptarët, largohen, largohen dhe vetëm largohen nga ky vend, dhe kjo sepse vidhen, vidhen çdo ditë nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Edi Rama kudo që shkon, kudo që udhëton, shkon si armik i egër i shqiptarëve, sepse sot në Shqipëri, 456% e qytetarëve, në këtë vend të bekuar nga Zoti për pasuritë që ka, jetojnë dhe kërcënohen çdo ditë nga varfëria, sepse fondet dhe pasuritë publike vidhen ditë e natë, në çdo kohë, në çdo orë, në çdo javë, muaj, stinë, nga Edi Rama, familja, qeveria dhe administrata, bashkitë e tij.
Edi Rama shkon si një armik sepse, jo vetëm që 46% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri, por 18% e fëmijëve shqiptarët nuk marrin dot më shumë se 1 apo 2 vakte në ditë dhe 52 % e fëmijëve, nuk plotësojnë dot nevojat më elementare.
Kjo sepse Edi Rama me Lubi Ballukun, Erion Veliaj, kriminelë të tjerë hajdutë, ndërtojnë rrugë me çmime 10 herë më të larta se Kroacia. Ndërtojnë shkolla, kopshte me çmime 6-10 herë më të larta se në Europë.
Kjo sepse pasuritë publike, Edi Rama i ndan me qeveritarët, trafikantët, familjarët.
6 milionë metër katror troje turistike i ka pushtuar me trafikantët e tij strategjik dhe qeveritar.
38 mijë katrorë tokë, me firmën e tij, i merren pronarëve dhe i jepen vëllait të tij hajdut.
224 mijë metër katrorë tokë, vidhen në kanionin e Gjipesë, një nga 20 kanionet më të bukura të planetit.
Ky është vetëm armik, armik i pangopur me mundin, djersën, pasurinë dhe gjakun e shqiptarëve. Mjafton që ai të pasurohet.