back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPazare politike?/ Berisha tregon se kur do të takohet me Ramën

Pazare politike?/ Berisha tregon se kur do të takohet me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye për ndryshime kushtetuese, përveçse në rastin kur do të diskutohej vendosja e Senatit si një institucion i ri në Republikën e Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se takimi i vetëm që mund të zhvillonte me kryeministrin Edi Rama do të ishte për të përcaktuar rolin dhe funksionin e Senatit në Kushtetutë.

“Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati. Nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve,” – u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri sqaroi se ideja për krijimin e Senatit nuk është e re dhe se mund të ndihmonte në forcimin e demokracisë parlamentare, për sa kohë nuk do të bëhej pengesë për funksionimin e shtetit.

“Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë. Shqipëria, nëse vendos ta ketë, duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Shteti nuk ndërtohet me bllokime, por me ekuilibra,” – shtoi ai.

Berisha theksoi gjithashtu se për Reformën Territoriale nuk ka nevojë për ndërhyrje në Kushtetutë.

“Përsa i përket reformës territoriale, nuk ka nevojë për Kushtetutë, ju siguroj që nuk ka,” – deklaroi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat