back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPD denoncon me prova/ “Të hetohet kryebashkiakja e Tropojës”

PD denoncon me prova/ “Të hetohet kryebashkiakja e Tropojës”

Partia Demokratike, ka denoncuar kryebashkiaken e Tropojës.

Nëpërmjet Genta Vangjelit, zëdhënëses së antikorrupsionit, ka publikuar prova për abuzim me detyrën.

Sipas Vangjelit, kryebashkiakja në detyrë duhet të hetohet për abuzimet me detyrën.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Pak ditë më parë emisioni investigativ “Piranjat” denoncoi Bashkinë Tropojë për skandalin lidhur me tenderin me objekt “Ndërtim e rikonstruksion urash, Bashkia Tropojë”.

Znj. Islamaj e cila është përgjegjëse për drejtimin dhe administrimin e bashkisë, pas masës së sigurisë të vendosur nga SPAK për kryetarin gjithashtu të denoncuar nga PD z.Rexh Byberi,

Njëherësh në cilësinë e personit përgjegjës për këtë prokurim, duket se ka vijuar me favorizimin e familjarëve duke urdhëruar ndërtimin e një ure … për motrën e saj.  Ajo i kërkoi kontraktorit të ndërtonte një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë banesës së motrës.

Për këtë, znj. Islamaj detyroi, teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, Agim Demiraj që të asisonte ndërtuesin duke i treguar vendin ku ka shtëpinë motra e saj, të ndiqte punimet, si dhe të këmbëngulte tek ndërtuesi që ura të përfundonte sa më shpejt.

Mirëpo Demiraj refuzoi të përfshihej në shkeljen e ligjit duke qenë se ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë pjesë e procedurës së prokurimit.

Për këtë refuzim kryetarja në detyrë do të ”hakmarrej” ndaj Agim Demiraj duke e transferuar atë nga qytetit i Bajram Currit në fshatin Lekbibaj, 20 kilometra vajtje-ardhje nga qyteti, pavarësisht se kishte rreth 3 dekada punë në Bashkinë e Tropojës dhe në prag pensoni.

Përfshirjen e Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranoi dhe vetë kontraktori i cili zbatonte punimet duke u shprehur se “ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do t`ja bënte “dhuratë”.

Kështu janë mësuar zyrtarët e Edi Ramës sipas sloganit “ne ecim para” duke perceptuar detyrën dhe asetet shtetërore si personale dhe familjare, duke urdhëruar përfitime në shkelje flagrante të ligjit, e për të gjithë ata që nuk i binden ka penalitete….

Kryetarja në detyrë e bashkisë Tropojë të japë dorëheqjen menjëherë dhe dhe të nisin procedurat hetimore nga oganet përkatëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat