back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD drejt refuzimit të rezultatit zgjedhor/ Berisha: Njohja do ishte tradhti ndaj...

PD drejt refuzimit të rezultatit zgjedhor/ Berisha: Njohja do ishte tradhti ndaj demokratëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ka kërkuar që forca politike të mos njohë zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si “farsën më të shëmtuar elektorale në 32 vite”.

Berisha tha se procesi zgjedhor u shoqërua me shkelje masive dhe manipulime të dokumentuara, që sipas tij shkatërruan tërësisht vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Njohja e këtyre zgjedhjeve do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më e shëmtuara në 32 vite. Do të ishte tradhti ndaj demokratëve dhe shqiptarëve”, u shpreh ai.

Kreu i opozitës përmendi zhdukjen e 350 kutive të votimit pa procesverbal, ndërrimin e kutive, votimin familjar dhe manipulimin e votave nga persona të panjohur. Ai shtoi se ka prova të shumta, përfshirë video dhe raportime të grupeve të vëzhguesve, që tregojnë për ndërhyrjen masive të strukturave shtetërore dhe krimit të organizuar në proces.

Sipas Berishës, edhe votat e diasporës ishin objekt manipulimi, me rezultate të njëanshme që ai i cilësoi groteske. “Na treguan kuti të ardhura nga diaspora me 93% për partinë e krimit, apo me 91%. Manipulime që shkojnë deri në absurditet”, tha ai.

Berisha deklaroi se ky dokumentim i plotë është një detyrim i opozitës ndaj qytetarëve, ndërsa paralajmëroi se njohja e zgjedhjeve nga Partia Demokratike do të ishte “bashkëautorësi në krimin elektoral”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat