back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD ende pa emër për Tiranën/ Noka: Do të dalim me kandidat...

PD ende pa emër për Tiranën/ Noka: Do të dalim me kandidat të përbashkët, duroni

Kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës? Pyetja që qarkullon çdo ditë në skenën politike nuk mori përgjigje as nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

I ftuar në emisionin “Log” në News 24, Noka shmangu dhënien e një emri konkret, duke theksuar se PD nuk funksionon me vendime të imponuara nga lart. “Në PD nuk funksionojmë si tek bunkieri i Rilindjes, ku i cakton ai. Unë do vendos për gjithçka, tha ai. Në një forcë demokratike ka diskutime, propozime, vendimmarrje,” u shpreh Noka.

Ai i bëri thirrje aleatëve që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të përfshihen edhe ata që ndihen opozitar. “Do diskutojmë dhe me aleatët. Do i shtrijmë dorën edhe atyre që ndihen opozitarë. Duhet të bashkohemi dhe të nxjerrim një produkt të përbashkët. Duroni se do ta shikoni. Rrugën proceduriale do ta ndjekim,” shtoi deputeti demokrat.

Ndërkohë, “durimi” duket të jetë kthyer në moto të re të PD-së. Përfaqësuesit e saj dalin në studio televizive njëri pas tjetrit, duke folur për bashkime dhe konsultime, por duke mbajtur ende sekret emrin e kandidatit që do të sfidojë në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat