back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPD: Hetimi për Sorosin nuk është i plotë pa Ramën

PD: Hetimi për Sorosin nuk është i plotë pa Ramën

Partia Demokratike ka bërë thirrje sërish për hetimin e lidhjeve të mundshme të kryeministrit Edi Rama me George dhe Alex Soros, duke i kërkuar FBI-së dhe Kongresit të SHBA-së që të përfshijnë këto lidhje në hetimet e tyre.

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, theksoi se pa hetuar Edi Ramën, asnjë hetim për Sorosin nuk do të jetë i plotë dhe i drejtë.

Ai e cilësoi heshtjen e Ramës si një përpjekje për të fshehur lidhjet e tij me Sorosin dhe për të shmangur përgjegjësinë për veprimet e mundshme të paligjshme.

Këlliçi kërkoi gjithashtu që të gjitha dokumentet dhe informacionet lidhur me këto ceshtje të bëhen publike dhe të hetohen nga autoritetet kompetente.

Deklarata e drejtuesit politik të Tiranës, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

Edi Rama hesht si ‘fija e barit’, edhe pse kanë kaluar katër ditë që kur Presidenti Trump përcaktoi George dhe Alex Soros si ‘subjekte të ligjit RICO’, me të cilin në SHBA hetohen individët dhe organizatat e strukturura mafiozo-kriminale.

Nëse George dhe Alex janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë, ata ndërkohë janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës, siç e dëshmon prania e tij në dasmat e të dyve.

Pyetja që lind është se përse hesht Edi Rama?

Përse nuk del të deklarojë publikisht miqësinë me Sorosët, siç bëri me mikun e tij tjetër Charles McGonigal, kur ky i fundit po hetohej në Amerikë?

Ne i dimë arsyet e heshtjes! Çdo shqiptar i di shumë mirë arsyet.

Një hetim i pritshëm në SHBA për aktivitetet e Soros në Amerikë dhe në botë, do të përfshinte pa asnjë dyshim edhe Shqipërinë, laboratorin e preferuar të kësaj organizate famëkeqe. Ky hetim do të përfundonte drejtpërdrejtë te Edi Rama dhe zonjat Soros-Rama, Linda dhe Delina.

Kësaj radhe Rama hesht dhe nuk ka guximin t’u dalë në mbrojtje miqve të tij, siç bëri me mikun tjetër të dënuar në Amerikë, agjentin famoz Charles McGonigal.

Sepse, kësaj radhe në Zyrën Ovale nuk është administrata e majtë Biden, kohë kur në Shtëpinë e Bardhë, Alex Soros hynte si në shtëpinë e vet, duke lobuar, ndër të tjera, edhe për pushtetin kriminal të mikut të tij në Tiranë, Edi Rama dhe kundër opozitës shqiptare.

Ja përse hesht Edi Rama!

Partia Demokratike përsërit thirrjen publike drejtuar Kongresit Amerikan dhe FBI që, në fokusin e hetimeve për organizatën mafioze Soros të futet edhe Shqipëria, e cila u shndërrua në kopshtin eksperimental të George Soros.

Pa hetuar Edi Ramën, i cili familjarisht është përfitues kryesor abuziv i fondeve të takspaguesve amerikanë, dhe që e ka kthyer Shqipërinë në një ‘fermë kafshësh’ eksperimentale të Fondacionit Soros, asnjë hetim nuk mund të jetë i plotë dhe as i drejtë!

Ju faleminderit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat