back to top
18.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD kërkesë në KQZ: Mbyllni Facebook-un dhe faqen e web që përdor...

PD kërkesë në KQZ: Mbyllni Facebook-un dhe faqen e web që përdor Basha

Partia Demokratike vijon të denoncojë në KQZ dhe autoritetet e tjera përkatëse atë që e quajnë keqpërdorimin e logove dhe simboleve të tyre.

Pas denoncimit të demokratëve për keqpërdorimin e logos në zyrat ku zhvillon aktivitetin politik Lulzim Basha, tashmë kërkojnë dhe online mos të përdorë më simbolet dhe logot e tyre,  kjo sipas tyre krijon konfuzion mes zgjedhësve.

Kjo kërkesë lidhet me faqen e internetit dhe mediat sociale që përdoren nga partia e Lulzim Bashës që në shumë raste përdoret dhe logo e Partisë Demokratike.

Kërkesa e PD:

Kjo kërkesë ka të bëjë me aspektet e dezinformimit dhe të (keq)përdorimit publik në Internet, Website, rrjetin META (Facebook, Instagram, etj.) apo në platforma të tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit, të simboleve, logove apo emblemat dalluese/identifikuese, apo të ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvendin më 11 Maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.


Konkretisht, shqetësimi ynë vjen për keqpërdorimet vijues. (Bashkëngjitur materiali i hollësishëm shoqëruar me pamjet dhe ilustrimet e rasteve konkrete në fjalë):

1. Domaini https://demokratet.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD-së në zgjedhjet e vitit 2017. Tashmë shërben si domain kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu, në nënfaqen “Kryetari” (https://demokratet.al/kryetari), shfaqet një përmbajtje që titullohet: “Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike”, kur ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, e aq më shumë i Partisë Demokratike.

Faqja në Facebook me adresë: https://www.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton që prej vitit 2009. Pas Gjykatës së Apelit, kësaj faqeje i është ndryshuar emri nga “Partia Demokratike e Shqipërisë” në “Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”, e më pas sërish në “Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike”.

Kjo faqe “Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike” është e verifikuar në Facebook dhe njihet nga ky i fundit si subjekti zyrtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo faqe, gjithashtu, ka të lidhur domainin https://pd.al, që doli nga ky domain është i aksesuar me këtë faqe. Po ashtu, reklamimi mund të prodhojë faqe të tjera në aksesim me subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, gjë që mund të përdoret për qëllime të keqpërdorimit nga subjekti Koalicioni Euroatlantik. Kjo, gjithashtu, mund të kategorizohet si shpërdorim i subjektit Partia Demokratike.

Momentalisht, subjekti Partia Demokratike po përdor faqen me adresë:
https://www.facebook.com/PartiaDemokratike.

Gjithashtu, faqja “Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike” në Business Manager-in e Facebook-ut të vetë, ka të lidhur domainin https://pd.al.

Duke qenë se ky domain është i lidhur me një Business Manager, ku Partia Demokratike nuk ka akses, atëherë ky domain nuk mund të lidhet as me Business Manager-in që PD disponon aktualisht. (Shembulli i vendosur bashkëngjitur në prova).

Si rrjedhojë e kësaj, çdo link i shpërndarë në platformat e Meta nga domaini pd.al, lidhet me faqen “Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike”.

Përdorimi i këtyre simboleve në rrjetet sociale, në Internet, në Facebook, Instagram e më gjerë, nga individë apo subjekte politike të tjera, përveç se ngatërron zgjedhësit për zgjedhjet e 11 Majit, nis një për hak ditë, do të dëmton interesat e ligjshme të subjektit tonë, duke krijuar konfuzion në pjesën më të konsiderueshme të publikut dhe elektoratit. Ndaj kërkojmë që kjo kërkesë të merret në shqyrtim nga KQZ, maksimalisht deri në hapjen e fushatës zgjedhore zyrtare.

Ndaj, po i drejtohemi KQZ që të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e menjëhershme administrative për ndalimin, për heqjen e shkeljeve dhe cënimit të interesave të PD-ASHM nga një individ apo subjekt tjetër zgjedhor, përfshirë dhe dorëzimin tek përfaqësuesit e PD-së aksesit të llogarive/kredencialeve të PD-së që po keqpërdoren nga individë apo subjekte zgjedhore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat