back to top
7.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPD kërkon diskutim urgjent për autorizimin e arrestimit të Ballukut

PD kërkon diskutim urgjent për autorizimin e arrestimit të Ballukut

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë dërguar një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të mbledhur Këshillin të martën, më 23 dhjetor 2025, në orën 11:00. Kërkesa ka për qëllim shqyrtimin e çështjes së deputetes dhe Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në kërkesë, PD kërkon që në rend dite të vendoset “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku.”

Kërkesa u firmos nga Gazment Bardhi, Elda Hoti, Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri.

Në njoftim PD thekson se mbledhja është e nevojshme për të mos penguar drejtësinë dhe për të lejuar ushtrimin e të drejtës së mbrojtjes nga deputetja Balluku, duke respektuar afatet e përcaktuara nga precedenti parlamentar dhe urgjencën e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, Këshilli mund të mblidhet me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit ose të gjysmës së anëtarëve të tij. Rendin e ditës cakton Kryetari, ndërsa mbledhja është e vlefshme kur janë të pranishëm jo më pak se 5 anëtarë. PD thekson se thirrja e mbledhjes me kërkesë të gjysmës së anëtarëve është detyrueshme sipas Rregullores.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat