back to top
29.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD kërkon përjashtimin nga lista e kandidatëve/ Reagon Bido: Shihemi në Kuvend,...

PD kërkon përjashtimin nga lista e kandidatëve/ Reagon Bido: Shihemi në Kuvend, në shtator

“Doktor dole prapë bllof: Shihemi në Kuvendin e Shqiptarëve”.

Kështu shprehet kandidati i PS në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido duke iu përgjigjur deklaratës së PD përmes zëdhënëses së antikorrupsionit, Genta Vangjeli e cila i kërkoi KQZ-së përjashtimin e tij nga lista për shkelje të Kodit Zgjedhor.

PD argumenton se Bido mban ende postin e Drejtorit të Arkivave, ndërsa po bën fushatë për deputet.

Deklarata e plotë:

Për ditën e dytë rresht, Partia Demokratike del në konferencë zyrtare për shtyp vetëm kundër një kandidati, kundër meje. Duket se i ka zënë frika se çfarë do ta gjejë nesër “Aleancën e Antishqiptarisë Kombëtare të Madhe, Madhështore”, kur të gjendet përballë meje në foltoren e Kuvendit të shqiptarëve.

Doli sot zëdhënësja e PD-së dhe tha që Ardit Bido nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet që KQZ-ja ta përjashtojë. Nuk më përjashtoni dot me teknikalitete, sepse ju nuk dini të lexoni ligjin. Ju nuk dini të kërkoni dhe të shihni dokumentacionin.

Ligji për nëpunësin civil përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen me akt të Departamentit të Administratës Publike. Po të donit, e kishit parë në KQZ që ky akt ekziston prej datës 12 mars. Si njeri i përgjegjshëm, pak para këtij akti, delegova kompetencat, siç e parashikon ligji, te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, deri në kthimin në detyrë të titullarit; qofsha ai unë, qoftë dikush tjetër.

Por, kur ekspertizën ligjore, ekspertizën ekonomike, ekspertizën e të gjitha fushave e merr nga njerëz të cilët janë me brumë të lartë intelektual, si Fredi Beleri, këtu do të përfundosh.

Doktor, të lutem, dita e dytë, mos dil më bllof! Mos dil më bllof! Do të shihemi në Parlament dhe do të flasim përballë, ashtu siç na takon: një njeri i cili nuk i fshihet pas gishtit asnjë të vërtete dhe një njeri i cili ndryshon qëndrimet sipas interesit të radhës. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat