back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPD kundër rritjes së çmimeve të referencës/ “Taksë e re e fshehur...

PD kundër rritjes së çmimeve të referencës/ “Taksë e re e fshehur ndaj qytetarëve”

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshilltari Ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për të rritur çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin. Në një deklaratë publike, ai e cilësoi këtë vendim si një “taksë të re të fshehur” që rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe rrit kostot e jetesës.

“Qeveria ka vendosur të rrisë çmimet e referencës pa kryer asnjë konsultim publik. Në disa zona, si Durrësi, çmimet janë trefishuar, duke arritur deri në 2 mijë euro për m²”, theksoi Teliti.

Sipas tij, ky ndryshim nuk ka karakter teknik apo financiar, por është një akt politik që synon të rrisë të ardhurat në buxhet përmes rritjes së taksave mbi pronën.Teliti paralajmëron se vendimi do të sjellë pasoja të menjëhershme për qytetarët, si:

Shtim i kostove për blerjen e apartamenteve, për shkak të rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë

Përkeqësim i aksesit në strehim, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta

“Në vend që të përkrahen familjet që përpiqen të ndërtojnë një të ardhme, qeveria ua vështirëson jetesën, në një kohë kur vendi vuan nga emigracioni masiv, pasiguria ekonomike dhe çmimet e larta të konsumit”, shtoi ai.

PD kërkon anulimin e vendimit
Në deklaratën e tij, Teliti bëri thirrje për anulimin e menjëhershëm të vendimit dhe për një reformë të ndershme fiskale me konsultime publike.

Partia Demokratike, sipas tij, angazhohet që të kundërshtojë çdo përpjekje për të “kthyer banesën në luks dhe shtetin në një mjet zhvatjeje”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat