Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një letër Trupit Diplomatik në Tiranë, duke denoncuar atë që e cilëson si një situatë të paprecedentë gjatë seancës së sotme plenare, kuhttps://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/09/Letter-to-the-Ambassadors.pdf u miratua programi politik dhe kabineti i ri qeveritar.
Në dokumentin e firmosur nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, theksohet se për herë të parë në 35 vite pluralizëm, “Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe çdo normë demokratike u shkelën në mënyrë flagrante dhe përçarëse”.
Sipas demokratëve, Kryetari i Kuvendit dhe kreu i shumicës parlamentare kanë penguar qëllimisht debatin politik të opozitës, duke “dëmtuar rëndë demokracinë parlamentare dhe bashkëjetesën politike brenda institucioneve”.
“Dinamika e ngjarjeve të sotme tregon një plan të mirëorganizuar nga Kryeministri Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare,” – thuhet në letër.
Opozita shprehet e indinjuar edhe për mënyrën se si Kryeministri Edi Rama, sipas tyre, ka ofenduar përfaqësuesit më të lartë të trupit diplomatik të pranishëm në sallë gjatë seancës solemne.
Në përfundim, PD njoftoi se ka kërkuar nisjen e procedurave parlamentare për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të cilin e akuzon se “nuk është kryetar Kuvendi, por kukull që urdhërohet nga Edi Rama”.