back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD ngre alarmin/ KQZ pranon gabimet në fletët e papërdorura

PD ngre alarmin/ KQZ pranon gabimet në fletët e papërdorura

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike në lidhje me verifikimin e fletëve të votimit të papërdorura në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një përgjigje të firmosur nga kreu i kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, theksohet se bëhet fjalë për 99,455 fletë votimi të papërdorura, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura.

KQZ sqaron se pasaktësitë në këtë fletë votimit, janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse.

Përgjigja e KQZ ndaj PD:

I nderuar Z. Nuri

Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se :

Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:

27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;

99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;

5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan CELIBASHI

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat