back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD ngul këmbë për mandatin e 14-të në kryeqytet

PD ngul këmbë për mandatin e 14-të në kryeqytet

Demokratët synojnë të përfitojnë mandatin e 14-të në Tiranë nga procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të qarkut më të madh në vend.

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se votat e demokratëve janë “grabitur” jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga “Mundësia” e Agron Shehajt.

“Do të kërkojmë në mënyrë të padiskutueshme mandatin e 14-të në qarkun e Tiranës, që i shkon Partisë Demokratike, pasi dihet tashmë botërisht që ky mandat ndahet me një grup votash mes PD-së dhe Partisë Socialiste apo partinë ‘Mundësia’,” u shpreh Këlliçi në një intervistë për RTSH.

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, Këlliçi tha se demokratët duhet t’i nënshtrohen në vjeshtë procesit të analizës së brendshme.

“Do të duhet edhe që ne vetë të ulemi me njëri-tjetrin, me forumet e Partisë Demokratike, për të diskutuar dobësitë, problemet, hapësirat për t’u përmirësuar dhe, pa diskutim, për të hapur edhe më shumë dyert për të rinjtë dhe energjitë e reja në Partinë Demokratike,” theksoi Këlliçi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat