Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kane depozituar padi në Gjykaten Administrative e Tiranës kundër vendimit të Kuvendit që i përjashtoi nga pjesëmarrja në seancat plenare.
Padia është bërë nga deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka dhe Klevis Balliu.
Ata kërkojnë shfuqizimin e aktit të Kuvendit, duke argumentuar se vendimi për përjashtimin e tyre nga seancat plenare është i pabazuar dhe i padrejtë.
Sipas tyre, masa disiplinore e marrë ndaj tyre nuk mbështetet në argumente ligjore të mjaftueshme dhe cenon të drejtat e tyre si deputetë për të marrë pjesë në veprimtarinë parlamentare.
Çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë mbi ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit.



