Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar nga selia e PD akuzat ndaj qeverisë për “mbylljen me dhunë të Parlamentit”, me qëllim që qytetarët të mos informoheshin për abuzimet dhe lidhjet me krimin brenda mazhorancës.
“Parlamentin e mbylli Edi Rama me Niko Peleshin, që donin me çdo kusht që shqiptarët të mos njiheshin me vjedhjet dhe shpërdorimet monstruoze të Edi Ramës, familjes dhe ministrave të tij,” deklaroi Berisha. Ai theksoi se ndërprerja e seancës parlamentare kishte si qëllim fshehjen e lidhjeve të deputetëve dhe ministrave me krimin.
Duke e cilësuar situatën si “një betejë në vazhdim”, Berisha njoftoi se opozita do të ndërmarrë të gjitha hapat institucionalë për të kundërshtuar atë që e quan “shkelje të Kushtetutës”, përfshirë një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Berisha shtoi se protesta do të jetë forma kryesore e veprimit të opozitës në ditët në vijim:



