back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPD regjistrohet në Gjykatën e Tiranës me kryetar Sali Berishën

PD regjistrohet në Gjykatën e Tiranës me kryetar Sali Berishën

Pas tre vite përplasje dhe një sage të gjatë gjyqësore, më në fund Sali Berisha zotëron Partinë Demokratike edhe ligjërisht. Partia Demokratike është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me kryetar Sali Berishën.

Në një dokument të firmosur nga Sekretarja e Regjistrit të Partive Politike në Gjykatën e Tiranës dhe të shpërndarë nga PD, thuhet:

Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë, është miratuar krijimi i Partisë “Partia Demokratike”, me iniciale “PD” ose “PDSH”. Kryetar i Partisë është z.Sali Berisha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat