back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD tërheq firmat për Avokatin e Popullit/ Arsyeja

PD tërheq firmat për Avokatin e Popullit/ Arsyeja

Partia Demokratike ka njoftuar sot se ka tërhequr të gjitha firmat e deputetëve të saj për kandidatët për Avokatin e Popullit, duke deklaruar se është ende në pritje të një përgjigjeje institucionale nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Sipas njoftimit zyrtar, opozita shpjegon se nënshkrimet janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht kohës kur kandidatët i kanë depozituar kërkesat e tyre në Kuvend. PD pretendon se disa kandidatë i kanë përdorur këto firma në mënyrë të gabuar, duke i paraqitur si propozime zyrtare për votim, gjë që sipas saj bie ndesh me ligjin për Avokatin e Popullit.

Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që njoftoi zyrtarisht grupet parlamentare se “një deputet mbështet vetëm një kandidat”, deputetët e opozitës kanë vendosur të tërheqin të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht.

PD thekson se ka propozuar ngritjen e një procesi transparent të përzgjedhjes në bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa thekson se po pret përgjigjen institucionale të Kryetarit të Kuvendit për hapat e mëtejshëm.

“Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend”, mbyllet reagimi i Partisë Demokratike.

Në këtë mënyrë, procesi për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit mbetet i pezulluar deri në një vendim të ri nga drejtuesit e Kuvendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat