back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD votoi për rritjen e çmimeve të urbanit në Kamzë/ Reagon Berisha

PD votoi për rritjen e çmimeve të urbanit në Kamzë/ Reagon Berisha

Pas lajmit se PD ka votuar për rritjen e çmimeve të urbanit në Kamzë, ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja po shqyrtohet me seriozitet dhe partia do të dalë me vendimin e saj.

“E dëgjova këtë lajm dhe u kam kërkuar drejtuesve të partisë të shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje. Pa diskutim, partia do të dalë me vendimin e vet,” tha Berisha.

Ai theksoi se PD qëndron në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe çdo vendim i marrë do të analizohet përpara se të jepet një qëndrim zyrtar.

“Ne qëndrojmë vetëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe ky është qëndrimi i prerë i PD. Do shqyrtohet çdo vendim që është marrë,” u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat