back to top
3.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPengmarrja e biznesmenit/ Balla: SPAK nuk ka mbështetje tjetër veç PS-së

Pengmarrja e biznesmenit/ Balla: SPAK nuk ka mbështetje tjetër veç PS-së

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë për mediat pas seancës së sotme plenare në Kuvend, ku u diskutua edhe rasti i një biznesmeni të marrë peng dhe dyshohet për përfshirjen e një punonjësi të policisë.

Balla theksoi se Prokuroria e Posaçme për Hetimin e Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) mbështetet ekskluzivisht nga Partia Socialiste dhe garantoi përkrahjen e plotë të mazhorancës në procesin e hetimeve.

“Unë gëzohem sa herë SPAK realizon operacione. Edhe kur kam qenë ministër i Brendshëm, edhe ministër i Shtetit dhe kryetar grupi, gjithmonë kam mbështetur fuqimisht punën e tyre. Mezi prisja sot të kishim një debat për luftën kundër kriminalitetit, që ishte kërkuar nga opozita dhe unë e kisha miratuar,” u shpreh Balla.

Ai shtoi se mbështetja për SPAK është një prioritet i qartë i Partisë Socialiste dhe se angazhimi për pastrimin e Policisë së Shtetit nga elementët kriminalë është një vijë e kuqe për mazhorancën. “Të gjithë e dimë që SPAK-un e mbështet vetëm një forcë politike: Partia Socialiste. E mbështes fuqimisht, ka qenë prioriteti im kur isha ministër dhe është tashmë prioritet i Albana Koçiut si ministre,” tha Balla.

Deklarata e tij erdhi pas disa tensioneve në Kuvend, ku deputetët e opozitës kishin bllokuar punimet dhe kishin tentuar të pengonin betimin e Avokatit të ri të Popullit, Endri Shabani. Balla theksoi se përpjekjet e opozitës për të ndërhyrë nuk do të ndikojnë në punën e institucioneve të drejtësisë dhe se mazhoranca do të qëndrojë e vendosur në mbrojtje të ligjit dhe luftës kundër kriminalitetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat