back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPensionet/ Berisha: Njerëzit nuk gënjehen me zhabat e bretkosat e tij

Pensionet/ Berisha: Njerëzit nuk gënjehen me zhabat e bretkosat e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me rritjen e pensioneve dhe keqmenaxhimin e financave publike.

Sipas Berishës, Rama ka ndryshuar qëndrim për pensionet, duke kaluar nga pretendimi se rritja e tyre do të çonte vendin në krizë financiare, në premtime për përmirësimin e tyre.

“Para tre muajsh thoshte se do të binim në humnerë po t’i rritnim pensionet. Njerëzit nuk mashtrohen më me zhabat e bretkosat që thotë ai çdo mëngjes. Ata duan të jetojnë me dinjitet dhe të kenë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tyre,” deklaroi Berisha.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se nuk paguan sigurimet shoqërore të administratës publike, duke e cilësuar këtë si një shkelje të ligjit dhe një kërcënim për të ardhmen e pensionistëve.

Berisha e ka vënë shpesh në qendër të diskursit të tij politik rritjen e pensioneve, duke premtuar se një qeveri e drejtuar nga PD do të sigurojë pensione minimale prej 200 eurosh për të gjithë pensionistët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat