back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetPensionet/ Berisha sjell shifra nga rajoni

Pensionet/ Berisha sjell shifra nga rajoni

Pensionet kanë qenë kryefjala e kreut të PD-së, Sali Berisha, në një dalje publike.

Berisha ka bërë krahasime me rajonin  nga viti 2013 dhe deri më sot.

“Një pensionist në Maqedoninë e Veriut që merrte 20-30 përqind më pak se pensionisti shqiptar, merr sot 405 euro apo 250 përqind më shumë se pensionisti shqiptar si pension mesatar.

Shqipëria ka një pension mesatar 160 mijë lekë.

Bosnje-Hercegovina merr sot një pension mesatar pensionisti prej 340 euro apo 210 përqind më shumë se pensionisti në Shqipëri”, ka thënë Berisha.

Deklarata e plotë:

Jam para jush për të ftuar çdo qytetar shqiptar të shtrojë sot këtë pyetje vetes së tij: Si ka mundësi që një pensionist në Malin e Zi, i cili paguhej në vitin 2013, të paktën 20-30 përqind më pak se pensionisti në Shqipëri, merr sot 450 euro pension mesatar apo 280 përqind më shumë se një pensionist në Shqipëri.

Një pensionist në Serbi me të njëjtat kushte në vitin 2013, merr sot 440 euro pension mesatar, 270 përqind më shumë se pensionisti shqiptar.

Një pensionist në Maqedoninë e Veriut që merrte 20-30 përqind më pak se pensionisti shqiptar, merr sot 405 euro apo 250 përqind më shumë se pensionisti shqiptar si pension mesatar.

Shqipëria ka një pension mesatar 160 mijë lekë.

Bosnje-Hercegovina merr sot një pension mesatar pensionisti prej 340 euro apo 210 përqind më shumë se pensionisti në Shqipëri.

Kosova e kishte pensionin mesatar 190 euro dhe e rriti para një muaji me 20 përqind këtë pension.

Një mijë herë po të shtrosh këtë pyetje, po të kesh parasysh pasuritë e pakrahasueshme të Shqipërisë me këto vende, po të kesh parasysh faktin se në Shqipëri paguheshin në vitin 2013, 20 deri në 30 përqind më shumë se në këto vende pensionet, atëherë e kupton se kemi të bëjmë me një diskriminim të pafalshëm, çnjerëzor të kësaj shtrese, e cila ka shkrirë të gjitha energjitë e vet gjer në moshën e pensionist, ka krijuar të gjithë të mirat materiale të vendit gjer në atë moshë, pas kësaj trajtohet me pensionin që qeveria gjermane u akordoi qenve që mbahen në familjet gjermane, 130 euro. Dhe 90 ose 100 euro për macet, e vërtetë kjo.

Pra, sa më shumë të shtrojmë këtë pyetje, do arrijmë të kuptojmë abuzimin e çmendur të kësaj qeverie me të ardhurat kombëtare.

Të mendosh se në një buxhet 8.2 miliardë euro lë vetëm 16 milionë euro për këtë shtresë, pa t’u dridhur dora, ti nuk bën gjë tjetër veçse vendos me qëllim t’i lësh ata në mëshirë të fatit, pa ilaçe se nuk mund t’i blejnë, por edhe pa kafshatën e gojës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat