back to top
11.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia“Pensionistë në varfëri, vota me 100 euro"/ Skema e vjetër elektorale e...

“Pensionistë në varfëri, vota me 100 euro”/ Skema e vjetër elektorale e qeverisë?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se përdori pagesën prej 100 eurosh për pensionistët si një mjet elektoral për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar këtë praktikë si “farsë cinike dhe çnjerëzore”.

Në një reagim të fundit, Berisha publikoi edhe një grafik të bazuar, sipas tij, në të dhënat e Eurostat, ku tregohet se pensionistët shqiptarë janë më të keqpaguarit në Europë, si në vlerë absolute, ashtu edhe në fuqi blerëse.

Sipas ish-kryeministrit, pensionistët në Shqipëri, marrin 50% më pak në krahasim me pensionistët në Turqi, vendi i parafundit në listë.

Berisha deklaroi se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për 760 mijë pensionistë, e miratuar nga qeveria pak javë para zgjedhjeve, kishte për qëllim të ndikonin votën e tyre, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të kësaj shtrese.

“Në vend që t’u rritet pensioni në mënyrë të qëndrueshme, qeveria i përdor si mekanizëm elektoral. Kjo është një politikë e turpshme ndaj të moshuarve,” – u shpreh ai.

Berisha kujtoi gjithashtu premtimin e pambajtur të qeverisë për një minimum jetik prej 2.4 euro në ditë për individ, ndërkohë që pensionistët jetojnë me shumë më pak se kaq.

“Kjo qeveri u jep pensionistëve para vetëm në fushatë. Ndërkohë që një në tre produkte që konsumojmë është import, prodhimi vendas është në krizë, dhe mosha e tretë mbetet viktima e një politike që favorizon importin dhe penalizon vendasin.”

Berisha e mbylli deklaratën duke kërkuar një politikë të ndershme dhe reale për pensionistët shqiptarë, jo ndihma të përkohshme e propagandë.

Qeveria nuk ka reaguar ende ndaj akuzave, por më herët e ka justifikuar ndihmën me krizën ekonomike globale dhe rritjen e çmimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat