back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetPër dinjitet dhe minimum jetik/ Pensionistët nuk dorëzohen, nesër në protestë

Për dinjitet dhe minimum jetik/ Pensionistët nuk dorëzohen, nesër në protestë

Me 18 dhjetor, në orën 10:00 përpara Kryeministrisë, pensionistët do të protestojnë sërish për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara dhe një jetë me dinjitet.

Kjo është protesta e shtatë, por kauza mbetet e njëjtë: pensione dinjitoze dhe minimum jetik!

“Në një Shqipëri ku oligarkët dhe politikanët e korruptuar përfitojnë miliona euro nga paratë publike, pensionistët e këtij vendi jetojnë në varfëri të thellë.

Bonusi i njëmuajshëm i qeverisë është një tallje dhe nuk e zgjidh as problemin e urisë, as atë të pasigurisë për të moshuarit.

Bashkohuni për të thyer heshtjen e një pushteti të shurdhër ndaj zërit të shumicës.

Të mërkurën, ora 10:00 përpara Kryeministrisë, për një Shqipëri më të drejtë!

Bashkë mund të ndryshojmë të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Bashkë!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat