Analiza e ADN-së ka lidhur materialin gjenetik të fetusit me të dyshuarin, Rrushan Selko, 67-vjeçar me njohje familjare me familjen e vajzës, e cila është vetëm 12 vjeç.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se e mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos bërë publike ngjarjen. Familjarët janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa hetuesit po dokumentojnë çdo detaj të rastit, raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.
Autoritetet kanë nënvizuar se rasti trajtohet me prioritet maksimal, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për garantimin e mbështetjes mjekësore dhe psikologjike për të miturën. Mjekët kanë vendosur që e mitura të kryejë abort për shkak të moshës së saj dhe problemeve shëndetësore.
Ngjarja u zbulua në Pogradec dhe u bë publike më 30 dhjetor. Hetimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë së vajzës, e cila në atë moment ishte rreth 22 javëshe.



