back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPërdorimi i cash-it në ekonomi bie/ Tavan i ri për bizneset dhe...

Përdorimi i cash-it në ekonomi bie/ Tavan i ri për bizneset dhe qytetarët

Me 81 vota pro, socialistët në Kuvend miratuan projektligjin për ndryshimin e ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, pavarësisht kundërshtive nga Shoqata e Bankave. Ky ligj vendos tavan për pagesat me para të gatshme, duke kufizuar përdorimin e cash-it në transaksionet ekonomike.

Sipas ndryshimeve të reja, bizneset nuk mund të kryejnë pagesa me vlerë më të lartë se 100 mijë lekë në dorë me një biznes tjetër. Ndërsa për herë të parë, kufizohet në 500 mijë lekë (rreth 5 mijë euro) vlera e pagesave cash që mund të kryejnë individët ose të vetëpunësuarit.

Qëllimi i projektligjit është të rrisë transparencën në transaksionet financiare dhe të reduktojë përdorimin e parasë cash në ekonomi, duke kontribuar edhe në luftën kundër evazionit fiskal.

Ndryshimi ka sjellë debate mes mazhorancës dhe përfaqësuesve të sektorit bankar, të cilët kanë shprehur shqetësime për ndikimin në likuiditetin dhe funksionimin e biznesit të vogël dhe të mesëm. Megjithatë, mazhoranca socialiste ka argumentuar se kufizimet janë të nevojshme për të modernizuar sistemin fiskal dhe për të siguruar kontroll më të mirë mbi transaksionet ekonomike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat