back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëPërdoruesit e ChatGPT në WhatsApp mund të ndërveprojnë me imazhe dhe audio...

Përdoruesit e ChatGPT në WhatsApp mund të ndërveprojnë me imazhe dhe audio me chatbotin

I gjithë sektori i teknologjisë po përpiqet të sjellë sa më shumë funksionalitete AI tek përdoruesit dhe një prej tyre është aplikacioni WhatsApp që po zgjeron integrimin e ChatGPT.

Tashmë ekzistojnë më shumë mënyra për të ndërvepruar me chatbotin në WhatsApp. Për ta përdorur duhet të shkoni numrin e telefonit 1 (800) 242-8478 në listën e kontakteve tuaja.

Përdoruesit e WhatsApp në mbarë botën tani mund të ngarkojnë imazhe në chatbot siç bëjnë me ChatGPT drejtpërdrejtë. Gjithashtu mund ti dërgoni mesazh zanor dhe do tu përgjigjet me tekst.

Gjithashtu duke filluar prej sot përdoruesit mund të lidhin planin e tyre pa pagesë, Plus ose Pro të ChatGPT për të përfituar nga avantazhet e tyre në WhatsApp.

ChatGPT debutoi në WhatsApp në Dhjetor dhe asokohe teksti ishte i vetmi opsion. Chatboti i Meta ishte i disponueshëm në aplikacion gjithashtu. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat