back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoni“Përfaqësimi i shqiptarëve”/ Vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzat mes BDI-së dhe VLEN-it

“Përfaqësimi i shqiptarëve”/ Vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzat mes BDI-së dhe VLEN-it

Akuzave të BDI-së se VLEN nuk i mbron dhe përfaqëson shqiptarët, koalicioni pjesë e Qeverisë i është përgjigjur me kundër akuza për nepotizëm. VLEN ka radhitur emrat e ish funksionarëve të BDI-së dhe familjarët e tyre të punësuar në M-NAV, të cilën e quajnë shembull të turpshëm të piramide familjare të BDI-së, një bastion ku vetëm mbiemri i duhur të jep vend pune me rrogë të majme.

“Ja si BDI-ja ka “mbrojtur” shqiptarët duke i rehatuar të vetët: Verona Grubi – kunata e Artan Grubit si udhëheqëse e Arkivit. Besa Halimi – kunata e Ejup Halimit si udhëheqëse e prokurimeve. Afërdita Halimi, Ajsere Aliu, Rumeja Osmani – familjarë të Ejup Halimit. Gzime Hasani – bashkëshortja e Muharrem Hasanit. Rejhane Osmani – motra e Bujar Osmanit. Arbin Veseli – nipi i Bekim Nezirit. Burak Ismaili – djali i Hisni Ismailit. Dhe Samir Bushi – djali i Nazif Bushit”.

Reagimi i VLEN-it vjen pas akuzave të BDI-së për deshqiptarizim të institucioneve shtetërore. Sipas integristëve, nëpër organet e sigurisë dhe inteligjencës së Maqedonisë së Veriut, por ndodh spastrim i paprecedent etnik.

“Për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues — drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor — në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake, nuk mbahet nga shqiptarët”, thonë nga BDI.

Ndërsa partitë fajësojnë njëra-tjetër për punësimet, BE-ja dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kritikojnë vendin për partizim të institucioneve dhe mos respektimin e parimit të meritokracisë. Vendi ka bërë hapa mbrapa edhe në luftën kundër korrupsionit. Këtë e tregojnë qartë rezultatet e Transparency International nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit. Në dekadën e fundit, ku BDI-ja ka qenë pjesë e Qeverisë, vendi ka rënë vazhdimisht në listë, duke mbetur në grup me vendet afrikane e aziatike, shumë larg vendeve evropiane. Nga gjithsej 180 vende të përfshira, Maqedonia e Veriut renditet e 88-ta. Ndërsa, nga 100 pikët që do të nënkuptonin pastërtinë e shtetit nga korrupsioni, Maqedonia ka mbledhur vetëm 40. /Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat