back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 24 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialePërkeqësimi i kushteve të motit/ Anulohet linja Durrës-Bari-Durrës

Përkeqësimi i kushteve të motit/ Anulohet linja Durrës-Bari-Durrës

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë me një njoftim të rëndësishëm, teksa bën me dije se për shkak të motit të keq, është ndaluar lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës, ditën e nesërme pezullohet dhe rikthehet të hënën.

Ndërkohë, anija e linjës Ankona -Durrës -Ankona do të operojë normalisht, gjithashtu dhe tragetet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojnë normalisht.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 23-25.03.2025 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, gjithë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

-NDALOHET PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 DATË 23.03.2025.

-TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

-Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anulohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025.

-Anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen ditën e sotme nga të dyja drejtimet dhe ditën e nesërme do të pezullohen.

-Anija e linjes Ankona -Durres -Ankona do të operoje normalisht.

-Tragetet e linjes Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojne normalisht.

-Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025″.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat