back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialePërmbytjet/ Një familje me tre fëmijë bllokohen në makinë

Përmbytjet/ Një familje me tre fëmijë bllokohen në makinë

Një qytetar nga Kosova, së bashku me tre fëmijët e tij, kanë mbetur të bllokuar në automjet në rrugën që të çon drejt Nishtullës, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Sipas informacioneve, ata janë nisur nga Ndroqi, por rruga ka qenë e pakalueshme për shkak të prezencës së madhe të ujit në segmentin rrugor. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, automjeti ka mbetur i bllokuar në mes të rrugës.

Në vendngjarje po ndërhyhet me karrotrec për nxjerrjen e automjetit dhe sigurimin e qytetarëve, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin qarkullimin në akset e përmbytura dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, për shkak të rrezikut të shtuar nga reshjet intensive.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat