back to top
32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaPërplasja mes ambasadorit izraelit dhe atij iranian në OKB/ Guterres: Zjarri në...

Përplasja mes ambasadorit izraelit dhe atij iranian në OKB/ Guterres: Zjarri në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se zgjerimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ndezë një zjarr të madh që askush nuk mund ta kontrollojë, ndërsa i bëri thirrje të dyja palëve ti japin paqes një shans.

“Bota po vëzhgon me alarm. Ne nuk po shkojmë drejt krizave. Ne po nxitojmë drejt tyre. Nuk po dëshmojmë incidente të izoluara. Jemi në rrugën e duhur për kaos të mundshëm. Zgjerimi i këtyre konflikteve mund të ndezë një zjarr që askush nuk mund ta kontrollojë. Nuk duhet ta lejojmë që kjo të ndodhë”, tha ai.

Përfaqësuesit e Izraelit dhe Iranit shkëmbyen akuza të forta në të njëjtin takim të këshillit të sigurimit. Ambasadori izraelit në OKB Danny Danon u zotua se vendi i tij nuk do të ndalte sulmet deri sa kërcënimi iranian të çrrënjosej dhe makineria e luftës të çarmatosej.

Ndërsa homologu i Teheranit, Amir Saeid Iravani tha se Irani do të vazhdojë të mbrohet nga sulmet izraelite. Ky i fundit theksoi se vendi ishte i alarmuar nga raportet e besueshme se SHBA mund ti bashkohej luftës ndërsa akuzoi Izraelin se kishte goditur 5 spitale në sulme.

Ndërkohë kreu i agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore paralajmëroi se sulmet ndaj infrastrukturës bërthamore në Iran mund të rezultojnë në rrjedhje radioaktive me pasojë të mëdha brenda dhe përtej kufijve.

Ai bëri thirrje për përmbajtje maksimale. Kina dhe Rusia kërkuan zbutje te tensioneve, me ambasadorin e Moskës Vasili Nebenzia që theksoi se veprimet izraelite rrezikojnë të ndërkombëtarizojnë konfliktin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat