back to top
20.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPërplasja në Prokurorinë e Përgjithshme/ Manja–Dumanit: Qeveria s’do ta drejtojë drejtësinë, por...

Përplasja në Prokurorinë e Përgjithshme/ Manja–Dumanit: Qeveria s’do ta drejtojë drejtësinë, por ta fuqizojë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi ditën e sotme një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku në fokus ishte prezantimi i prioriteteve të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025.

Manja ka reaguar përmes një statusi të tij në rrjetet sociale lidhur me takimin, ku duket se ka dhënë dhe një përgjigje ndaj kryeprokurorit Altin Dumani i cili i ka quajtur të diskutueshme rekomandimet e Manjas lidhur me sistemin e drejtësisë.

Manja nënvizon mbështetjen e palëkundur të qeverisë ndaj një sistemi prokurorie të pavarur dhe profesional. Nga ana tjetër ai thotë se qeveria qëndron në krah të drejtësisë dhe jo për ta drejtuar sistemin e saj.

Sipas Manjas, rekomandimet janë për të fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e gjyqësorit.

“Sot në Prokurorinë e Përgjithshme, me mikpritës Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela dhe në prani të Drejtuesit të SPAK z. Altin Dumani, prezantuam prioritetet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025.

Në zemër të këtyre prioriteteve është mbështetja e fuqishme për një sistem prokurorie të pavarur, hetime të pavarura, pa ndikim dhe pa kompromis, në çdo nivel të prokurorisë. Qeveria shqiptare angazhohet për të garantuar kushte optimale që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të vendosur.

Rekomandimet tona janë të qarta: më shumë efikasitet, më shumë transparencë, më shumë përgjegjshmëri dhe mbi të gjitha, më shumë besim nga qytetarët.

Ne qëndrojmë krah drejtësisë, jo për ta drejtuar atë, por për ta fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e saj— që prokurorët të ndihen të lirë të bëjnë detyrën e tyre, dhe krimi të mos ndiejë më asnjë hapësirë për të vepruar”- thotë Manja në statusin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat