back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPërplasja për Tiranën/ Begaj kundër Veliajt në Gjykatën Kushtetuese

Përplasja për Tiranën/ Begaj kundër Veliajt në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i është drejtuar me një letër zyrtare Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e moskompetencës së saj për shqyrtimin e çështjes që lidhet me ankimimin e Erion Veliajt, pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Në letrën e dërguar nga Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Valbona Lusha, institucioni i Presidentit kërkon gjithashtu heqjen e pezullimit të dekretit në fillim të seancës së 31 tetorit, me argumentin se ky pezullim ka penguar zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Tiranës.

Në dokumentin zyrtar, Presidenca kërkon që kërkesa e Veliajt të rrëzohet, duke e cilësuar atë si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës, si dhe t’i kërkohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të nisë përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për Bashkinë Tiranë, në një datë që do të përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese, por jo më herët se 30 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit përfundimtar.

Sipas Presidencës, si palë e interesuar, kërkohet që Gjykata Kushtetuese:

Të deklarojë moskompetencën për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;

Të heqë pezullimin e këtij dekreti në fillim të seancës së 31 tetorit;

Të rrëzojë kërkesën e ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si të pabazuar;

Të urdhërojë KQZ-në të përgatisë zgjedhjet për Bashkinë Tiranë në një datë të re, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës.

Në përfundim, Presidenca thekson se një procedim i tillë është i domosdoshëm për të rikthyer kushtetutshmërinë e procesit ankimor, i cili, sipas saj, është cenuar në mënyrë arbitrare nga vetë Gjykata Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat