back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPërplasja Rama-Berisha në gjykatë mbyllet pa fitues/ Rrëzohen të dyja paditë

Përplasja Rama-Berisha në gjykatë mbyllet pa fitues/ Rrëzohen të dyja paditë

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar këtë të enjte padinë për shpifje të ngritur disa vite më parë nga kryeministri Edi Rama ndaj kreut të Partise Demokratike, Sali Berisha.

Çështja lidhej me një deklaratë të bërë nga Berisha në vitin 2018 gjatë një interviste në emisionin OpenTop Channel. Në atë kohë, Berisha deklaroi se kryeministri Rama kishte lidhje me grupin e njohur si “Avdylët”, si dhe pretendoi se ekzistonte një video ku kreu i qeverisë shfaqej duke konsumuar lëndë narkotike.

Pas këtyre deklaratave, Rama iu drejtua gjykatës me një padi për shpifje, duke argumentuar se i padituri kishte përhapur informacione të rreme, mashtruese dhe denigruese, duke krijuar një fabul të pavërtetë sipas së cilës kryeministri ishte bashkëpunëtor me banda të krimit të organizuar dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Në padinë e depozituar nga mbrojtja e Ramës kërkohej një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh të rinj, si dhe përgënjeshtrimi publik i deklaratave të bëra nga Berisha rreth tetë vite më parë.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Berishës paraqiti edhe një kundërpadi ndaj Ramës. Kjo lidhej me një reagim të kryeministrit disa muaj pas deklaratave të vitit 2018, ku në një përgjigje ndaj një ndjekësi në rrjetet sociale ai përdorte epitete ndaj Berishës.

Në vendimin e saj, gjykata vendosi të rrëzojë si padinë e ngritur nga Rama për shpifje, ashtu edhe kundërpadinë e paraqitur nga Berisha, duke mbyllur kështu këtë përplasje ligjore mes dy figurave kryesore të politikës shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat