Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, ka kritikuar ashpër kryetarin e kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, duke e akuzuar se ka shkatërruar Partinë për Drejtësi, Integritet dhe Unitet. Gjatë një interviste televizive, Tahiri tha se komuniteti çam po kalon një proces riorganizimi dhe do të ringrihet, duke u rikthyer më i fuqishëm në të gjitha rrethet.
“Sot është Shoqata Çamëria në ringritje. Janë shkatërruar të gjitha dhe po ringrihen. Ata që e shkatërruan? Shpëtim Idrizi. Ai e ka marrë peng gjithçka, por çamët nuk i mori dot peng Enver Hoxha, e jo më Shpëtimi. Çamët do ringrihen dhe do bëhen edhe më të fortë se më parë,” deklaroi Tahiri.
Ai gjithashtu u shpreh se humbja e tij në zgjedhjet e fundit, ku nuk arriti të marrë as mijë vota, lidhet me veprimet e Idrizit ndaj komunitetit çam: “Çamët e kanë shkakruar nga puna. Ai nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan.”
Tahiri theksoi se rithemelimi i Shoqatës Çamëria dhe aktivizimi i komunitetit do të jenë pjesë e një procesi më të gjerë për të rikthyer influencën e çamëve në politikën shqiptare.



