back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPërplasje e hapur Xhafaj–SPAK/ Kush ka të drejtë mbi mbikëqyrjen?

Përplasje e hapur Xhafaj–SPAK/ Kush ka të drejtë mbi mbikëqyrjen?

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka reaguar publikisht disa ditë pas vendimit të SPAK për të refuzuar një takim pune me të, duke argumentuar se mbikëqyrja parlamentare nuk përbën ndërhyrje në veprimtarinë e institucioneve të pavarura.

Edhe pse pa përmendur drejtpërdrejt drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, deklaratat e Xhafajt gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u interpretuan si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj SPAK-ut.

“Normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura. Vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare, edhe në legjislaturën e kaluar”, u shpreh Xhafaj.

Sipas tij, komisioni që ai drejton e ka të sanksionuar në ligj ushtrimin e kontrollit parlamentar, i cili synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe jo ushtrimin e presionit ndaj institucioneve të pavarura.

Fatmir Xhafaj kishte kërkuar që më 6 shkurt të zhvillonte një takim pune me SPAK-un, në kuadër të masave për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Megjithatë, Prokuroria e Posaçme e refuzoi kërkesën, duke argumentuar se vizita të tilla përbëjnë cenim të pavarësisë së saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat