back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBota“Mos e hap gojën"/ Përplasje mes Ramës dhe Spiropalit

“Mos e hap gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe Spiropalit

Një moment tensioni është shënuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Socialiste, teksa drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, po raportonte mbi proceset e legalizimeve dhe digjitalizimit.

Sipas burimeve nga mbledhja, gjatë fjalës së saj, deputetja Elisa Spiropali i ka ndërhyrë Goxhobellit, duke i kërkuar më shumë respekt ndaj deputetëve.

“Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të jetë shprehur Spiropali, shkruan VNA.al

Në këtë moment ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra.

“Ti mos e hap gojën fare fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”, citohet të ketë thënë Rama.

Pas kësaj ndërhyrjeje, Spiropali ka bërë disa komente të shkurtra, por më pas ka ndalur reagimet dhe nuk ka vijuar më me diskutimin.

Ngjarja ka krijuar tension në mbledhje, duke reflektuar debatet e brendshme në radhët e socialistëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat