back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialePërplasje për lulishtet/ Lokalet në “Piazza” e “Delijorgji” kundër çmontimit të strukturave

Përplasje për lulishtet/ Lokalet në “Piazza” e “Delijorgji” kundër çmontimit të strukturave

Tension mes autoriteteve dhe pronarëve të bizneseve në zonën pas Muzeut Historik Kombëtar, në të ashtuquajturën zonë “Piazza”. Pronarët kanë refuzuar të lirojnë hapësirat publike të zëna prej vitesh, pavarësisht ultimatumit të qeverisë.

Zona ku zhvillohen aktivitetet është planifikuar si lulishte publike, por bizneset aty kanë zënë ambientet për shërbime private. Në mungesë të një marrëveshjeje, Policia Bashkiake dhe ekipet e Pastrim-Gjelbërimit zbarkuan me fadroma për të çmontuar strukturat.

Ky aksion është pjesë e një fushate kombëtare, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, që të gjitha bizneset që kanë pushtuar hapësirat publike duhet t’i lirojnë vullnetarisht, ndryshe do të ndërhyjë shteti.

Protestë dhe përplasje edhe te “Delijorgji”
Të njëjtën situatë po përjetojnë edhe bizneset në zonën e “Delijorgjit”, një tjetër pikë e nxehtë në kryeqytet. Pronarët kanë dalë në protestë, duke refuzuar çmontimin e strukturave të jashtme prej xhami, të cilat i konsiderojnë thelbësore për mbijetesën e aktivitetit të tyre.

Sipas tyre, heqja e verandave të jashtme do të thotë paralizim i biznesit, pasi brenda lokaleve nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për klientët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat