Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratës së Ervin Salianjit, i cili ka shprehur publikisht ambicien për të kandiduar për postin e kryetarit të PD-së.
Në një reagim në rrjete sociale, Spaho ka ironizuar Salianjin, duke e sfiduar që t’i dalë përballë ish-kryeministrit Sali Berisha në garën për drejtimin e partisë.
“Uaaaa… por kur do konkurosh? Apo kur të piqen rrushët? Ta mban? Dili Berishës përballë. Po me Mulin ke folur që do konkurosh për kryetar partie? Lëri p.rdhet!” – shkruan Spaho.
Duke vijuar me tone ironike, Spaho e ka thumbuar Salianjin edhe për deklaratat e tij mbi protestat e opozitës:
“Lëre pastaj me ato protestat që na shkrive. Kur do i fillosh? Apo në gusht, kur të piqen rrushët? Rregullo dhëmbët njëherë, siç rregullove bukuranet e tjera, pastaj llomotisim për protesta masive.”
Reagimi i Spahos vjen pas qëndrimit të Salianjit, i cili ka thënë se PD ka nevojë për “një frymë të re” dhe se është gati të marrë përsipër drejtimin e saj, nëse hapet gara për kryetar.



