back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëPerplexity sinjalizon lançimin e një shfletuesi

Perplexity sinjalizon lançimin e një shfletuesi

Motori i kërkimit AI Perplexity tha se është duke zhvilluar shfletuesin e saj. Përmes një postimi në rrjetin social X ditën e Hënë, kompania lançoi një listë regjistrimesh për shfletuesin i cili ende nuk është i disponueshëm.

Ende nuk dihet se kur shfletuesi do të debutojë e as sesi do të ngjajë, por të paktën kemi një emër: Comet.

“Njëlloj siç Perplexity ri-shpiku kërkimin online, të njëjtën gjë kemi vendosur të bëjmë me shfletuesin,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Shfletuesi i Perplexity do të hyjë në një treg të mbipopulluar. Krahas liderit Chrome, ekzistojnë alternativa të tjera pafund nga palë të treta. Shumica e tyre ofrojnë veçori AI.

Mbase Perplexity beson se mund të shfrytëzojë bazën e përdoruesve të motorit të kërkimit për të rritur popullaritetin e shfletuesit të saj Comet. Portofoli i produkteve të Perplexity po zgjerohet dita ditës.

Kompania lançoi produktin “Deep Research” për të konkurruar me OpenAI, Google dhe xAI. Në Janar pati dy debutime të mëdha: asistentin AI për Android dhe një API për Kërkimin AI.

Themeluar në 2022, Perplexity ka siguruar 500 milionë dollarë kapital dhe sot vlerësohet me 9 miliardë dollarë. Motori i saj i kërkimit fuqizuar nga AI përpunon 100 milionë kërkime çdo javë. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat