back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPërvetësoi 20 mln lekë përmes mashtrimit/ Masë sigurie për avokatin në Vlorë

Përvetësoi 20 mln lekë përmes mashtrimit/ Masë sigurie për avokatin në Vlorë

Prokuroria e Vlorës kërkoi arrestimin e avokatit Delo Meçani për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas akuzohet se ka përvetësuar përmes mashtrimit një shumë prej 20 milionë lekësh të reja.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1340, datë 24.11.2024, mbi bazën e kallëzimit me shkrim të shtetasit S.S dhe B.E. dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe provave të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova se shtetasi D.M ka përvetësuar pasurinë e viktimave të veprës penale S.S dhe B. E, në vlerën 19.200.000 lekë (të reja) duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdoruar besimin e viktimave, me qëllim për të përfituar padrejtësisht vlerat monetare dhe duke konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi me pasoja të rënda dhe më shumë se një herë”, bën me dije Prokuroria e Vlorës

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurimit “arrest ne shtëpi” ndaj avokatit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat