back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPesë zyrtarë nën akuzë për favorizim të ndërtimeve pa leje

Pesë zyrtarë nën akuzë për favorizim të ndërtimeve pa leje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një punonjës të policisë, kryeinspektorin dhe dy inspektorët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Vau i Dejës, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”, sipas nenit 248 dhe 300 të Kodit Penal.

Hetimet janë kryer në kuadër të procedimit penal nr. 457, të vitit 2025, pas sinjalizimeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që treguan se më 9 prill 2025, disa shtetas në fshatrat Pistull dhe Paçram po kryenin ndërtime pa leje dhe po favorizoheshin nga punonjësit e policisë dhe inspektorët e IMT-së.

Të pandehurit e identifikuar janë:

A.D., punonjës i policisë së shtetit, ndihmës specialist i policimit në komunitet, i akuzuar për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre, nën masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

M.L., kryeinspektor pranë IMT-së në Vau i Dejës, i akuzuar për të njëjtat vepra penale.

J.H., inspektore pranë IMT-së në Vau i Dejës, e akuzuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

D.Ll., inspektor pranë IMT-së, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

B.D., i akuzuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, sipas nenit 301 të Kodit Penal.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat