back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPezullimi i Ballukut shqyrtohet në Kushtetuese/ 5 gjyqtarë votojnë pro, 3 kundër

Pezullimi i Ballukut shqyrtohet në Kushtetuese/ 5 gjyqtarë votojnë pro, 3 kundër

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë për shqyrtim çështjen e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës nga Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion (GJKKO), pas një ankimi të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi për pranimin e çështjes u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke kaluar çështjen për shqyrtim në seancë të posaçme. Në këtë seancë, anëtarët e Gjykatës do të analizojnë në themel vendimin e GJKKO dhe do të vendosin nëse pezullimi i zv.kryeministres dhe ministres Balluku ka qenë në përputhje me kompetencat ligjore.

Pezullimi i Ballukut u vendos nga GJKKO pas hetimeve të SPAK, që ngritën akuza të rënda ndaj saj për abuzime me tunelin e Llogarasë në vlerën e 50 milionë euro dhe për paracaktimin e tenderit të Unazës së Madhe.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat