back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPjeshkë nga Greqia me pesticide mbi normë/ AKU paralajmëron bizneset

Pjeshkë nga Greqia me pesticide mbi normë/ AKU paralajmëron bizneset

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se pjeshkë të importuara nga Greqia janë konstatuar me praninë mbi normë të pesticidit Phosmet, duke përbërë një rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Përmes një njoftimi zyrtar, AKU i bën thirrje të gjitha bizneseve ushqimore që kanë ende gjendje nga ky frut, të bëjnë menjëherë kthimin e tij. Operatorët e biznesit ushqimor kanë informuar të gjitha pikat ku është shpërndarë fruti, për t’u siguruar që produkti i prekshëm të kthehet dhe mos të hyjë në treg.

Kontrollet e kryera nga AKU kanë treguar se pjeshkat, pas analizimit laboratorik, përmbajnë nivele të larta të pesticidit Phosmet, që mund të ketë risk për shëndetin e njeriut. Kategoria e produktit është fruta-perime.

Për këtë rast, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë gjithashtu njoftimin përkatës pranë RASFF, rrjetit të njoftimeve për sigurinë e ushqimeve në Bashkimin Evropian, për të siguruar koordinim dhe masat e nevojshme për parandalimin e rreziqeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat