Pas nisjes së procesit të rinumërimit të votave në Tiranë, Adriana Kalaja, kandidate e Partisë Demokratike, ka reaguar me tone të forta ndaj kandidatëve të PD-së, të cilët sipas saj “kanë vjedhur njëri-tjetrin”.
Në një postim në rrjetet sociale, Kalaja thekson se opozita nuk ka të drejtë të akuzojë Edi Ramën për manipulim zgjedhjesh, kur brenda partisë së tyre po ndodh vjedhje e ndërsjellë.
“Nuk mund të akuzosh komshiun se të ka vjedhur, ndërkohë që ti vjedh familjen tënde. Natën e mirë e pafshi ëndrra me rinumërime,” shkruan ajo.
Kalaja gjithashtu thekson se ka investuar vetë në fushatën e saj dhe se përkundër punës së bërë me mjete personale, nuk ka marrë mirënjohje apo mbështetje nga strukturat e PD-së.
“Është edhe më keq se sa duket,” përfundon ajo, duke nënkuptuar krizën e thellë brenda forcës kryesore opozitare.