back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPlatforma eskortash dhe agjentë të infiltruar/ Si u zbulua rrjeti kriminal në...

Platforma eskortash dhe agjentë të infiltruar/ Si u zbulua rrjeti kriminal në Elbasan

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 13 persona të përfshirë në një rrjet të organizuar prostitucioni, me përmasa ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e të pandehurve janë shtetas nga Amerika Latine, të cilët akuzohen për veprat penale “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 113/2 dhe 114/2 të Kodit Penal.

Hetime disa mujore, rrjet i organizuar në disa qytete
Procedimi penal nr. 1461 i vitit 2024 zbardhi një rrjet të strukturuar ku shtetase të huaja, kryesisht nga Amerika Latine, ishin rekrutuar, transportuar dhe sistemuar në Shqipëri me qëllim ofrimin e shërbimeve seksuale kundrejt pagesës. Aktiviteti ishte i shtrirë në disa qytete të vendit dhe operonte përmes platformave ndërkombëtare online për eskorta, ku shpërndaheshin imazhe dhe tarifa, si dhe realizohej kontakti me klientët.

Në qendër të rrjetit qëndronin dy shtetas të huaj, të identifikuar me inicialet F.G. dhe J.G., të cilët, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë, koordinonin aktivitetin kriminal dhe përfitonin nga shfrytëzimi i grave të rekrutuara.

Prova të shumta dhe agjentë të infiltruar
Gjatë fazës intensive të hetimeve janë përdorur metoda speciale të hetimit, përfshirë operacione të simuluara dhe agjentë të mbuluar, të cilët kanë mundësuar dokumentimin e qartë të veprimtarisë së paligjshme. Janë sekuestruar prova materiale si para të shënuara, pajisje elektronike, komunikime komprometuese dhe të dhëna të tjera që vërtetojnë funksionimin e rrjetit.

Prokuroria ka referuar në gjykatë 2 organizatorë të dyshuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” në rrethana cilësuese, 2 shtetas të identifikuar si klientë, të cilët kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës, 8 shtetase të huaja, të akuzuara për ushtrimin e prostitucionit në territorin shqiptar si dhe1 person i përdorur për mbështetje logjistike dhe shfrytëzim të aktivitetit.

Prokuroria e Elbasanit konfirmon se do të ndjekë me vendosmëri çdo hap të mëtejshëm procedural për të siguruar përgjegjësinë penale të çdo personi të përfshirë. Hetimet për aspekte të tjera të aktivitetit mbeten të hapura.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat