back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPlotësohet “Korridori blu”, miratohen 3 kontratat: Kalimi me pagesë për 35 vite

Plotësohet “Korridori blu”, miratohen 3 kontratat: Kalimi me pagesë për 35 vite

Qeveria ka miratuar kontratat e reja për ndërtimin e Korridorit Blu.

Autostrada Adriatiko-Joniane, e cila nis nga Miloti dhe përfundon në Fier ka një gjatësi rreth 114 km, por deri më tani është ndërtuar dhe hapur për qarkullimin e makinave vetëm segmenti Thumanë-Kashar.

Me vendimet e kaluara në këshillin e Ministrave 3 lotet e tjerë do të ndërtohen nga disa kompani.

Kështu, Milot-Thumanë 13,5 km i gjatë do të ndërtohet nga 3 operatorë dhe pritet të kushtojë 44,6 milionë euro.

Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26,6 km do të ndërtohet nga 7 kompani dhe pritet të kushtojë 474,8 milionë euro pa TVSH.

Edhe aksi i fundit Lekaj-Konjat-Fier, 46 km i gjatë, me kosto 320 mln euro do të ndërtohet nga 8 operatorë.

Sipas kontratave, kalimi në katër autostradat e korridorit Jonian do të jetë me pagesë për 35 vite.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat