back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Plumbi i Artë”/ SPAK kërkesë gjykatës: Dumani të dëshmojë me dyer të...

“Plumbi i Artë”/ SPAK kërkesë gjykatës: Dumani të dëshmojë me dyer të mbyllura

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, në lidhje me procesin për “Plumbin e Artë” të kryhet pa praninë e mediave dhe procesi të vijojë me dyer të mbyllura.

Kërkesa e SPAK nuk është mirëpritur nga të pandehurit e tjerë, të cilët kanë deklaruar se duan që gjithçka të zhvillohet me praninë e mediave.

“Dua që fjala ime të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkoj që media te jetë prezente në sallë”, u shpreh i pandehuri Petrit Çoli.

Ndërkohë avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura, raporton BW.

“Media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë”, kanë deklaruara ata.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat