back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Po Ardi Veliu pse nuk garon?”/ Berisha hedh dyshime mbi përzgjedhjen e...

“Po Ardi Veliu pse nuk garon?”/ Berisha hedh dyshime mbi përzgjedhjen e kreut të BKH

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për procesin e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se pavarësisht lobimeve të ndryshme, vendimi përfundimtar për emërimin e drejtuesit të ri të BKH-së do të merret nga Edi Rama.

“Të lobojë kush të dojë, ai do të emërohet nga Edi Rama. Aty janë futur disa emra vetëm për të dalë ndonjë Çako apo si Çako. Kaq, nuk lëshon vend ai,” deklaroi Berisha, duke nënkuptuar se procesi është i manipuluar që në nisje.

Ai ngriti dyshime edhe për faktin që Ardi Veliu, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, nuk është përfshirë fare në garë. “Po Ardi Veliu ka garuar për këtë vend? Jo, ë? Nuk ka se ka qenë rezervë,” u shpreh Berisha me ironi.

Sipas tij, gjithçka është një farsë që synon të ruajë kontrollin politik mbi institucionet e drejtësisë dhe hetimit, duke minuar pavarësinë e tyre. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur procesi i përzgjedhjes së drejtuesit të BKH është në fokusin e opinionit publik dhe të faktorit ndërkombëtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat