Tensione dhe përplasje janë regjistruar gjatë protestës së Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë.
Mbështetësit e kësaj lëvizjeje janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit, pasi kanë pretenduar se po fotografoheshin nga policia. Sipas protestuesve, fotografimi i tyre kishte për qëllim identifikimin dhe ndjekjen e tyre më pas.
Në këto kushte, disa prej protestuesve kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, çka ka sjellë përplasje fizike dhe tensione në zonë.
Gjatë situatës, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ndërhyrë duke kërkuar që protestuesit të mos preken nga efektivët e policisë. Ai u dëgjua të thoshte: “Duan t’ju kapin, prandaj bëjnë foto. Më arrestoni mua”.
Protesta vijon nën masa të shtuara sigurie, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar apo të lënduar.



